Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 shtator Zhurnal.mk – Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte pjesë e takimit të zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e linjes Znj.Delina Ibrahimaj me Inspektoratin e Përgjithshëm dhe inspektoratet qendrore, ku në fokus ishte rikonceptimi jo mbi zbatimin e kuadrit ligjor por mbi qasjen që duhet të ketë çdo inspektoriat dhe trupë inspektuese mbi bizneset.

Sula u shpreh i prerë se nuk do të tolerohen inspektime që kryhen në kundërshtim me rregullat dhe procedurat ligjore.

“Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të tolerojë asnjë inspektim që bëhet pa paralajmërim dhe jashtë programit të inspektimit. Nuk do të lejojmë asnjë shkelje ligjore”, deklaroi Sula.

Ai theksoi se qëllimi është garantimi i një procesi inspektimi transparent, të rregullt dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur çdo formë abuzimi ndaj subjekteve dhe qytetarëve.

Në videomesazhin e tij, Inspektori i Përgjithshëm iu drejtua edhe qytetarëve, duke i ftuar të denoncojnë çdo rast kur pretendojnë se janë përballur me sjellje abuzive nga inspektorët apo me inspektime të kryera në mënyrë të parregullt.

Sipas Sulës, çdo qytetar që konstaton apo pretendon një rast të tillë mund t’i drejtohet Inspektoratit të Përgjithshëm përmes mekanizmave të ankimit, në mënyrë që rasti të verifikohet dhe të merren masat përkatëse.

Mesazhi i kreut të Inspektoratit të Përgjithshëm vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e transparencës dhe standardizimin e procesit të inspektimit, me synim që kontrollet të kryhen vetëm në përputhje me procedurat dhe detyrimet që përcakton ligji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër