Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – „Maqedonia po humb kohë, dhe me kohën e humbur po humb edhe gjeneratat. Gjëja më e shtrenjtë në një jetë njerëzore është pikërisht koha e humbur“, tha kryetari i SDSM, Venko Filipçe, në ngjarjen solemne me rastin e 35‑vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, në Filharmoninë e Maqedonisë.
Filipçe theksoi se Maqedonia tashmë prej shumë kohësh qëndron në vend, ndërsa fqinjët përparojnë në rrugën evropiane, dhe shteti po humb kohë të çmuar dhe mundësi.
„Shqipëria deri në fund të vitit 2025 i hapi të gjitha 33 kapitujt e negociatave, ndërsa në korrik të këtij viti filloi edhe mbylljen e tyre. Mali i Zi deri më 14 korrik kishte 18 kapituj të përkohësisht të mbyllur. Maqedonia, e cila dikur ishte para tyre në rrugën evropiane, ende pret të hapë klasterin e parë. Ky është fakt nga i cili nuk ka strehë në retorikë patriotike. Mund të shpjegoni çdo ditë se keni fituar me atë që nuk keni bërë asgjë. Qytetari në fund do të shohë kush ecën përpara, e kush qëndron në vend, ose kthehet prapa“, potencoi kryetari i SDSM, Venko Filipçe.
Filipçe nënvizoi se koha e kaluar pa reforma thelbësore dhe pa përparim drejt Bashkimit Evropian nuk është vetëm statistikë politike, por humbje direkte për shtetin dhe qytetarët e tij.
„Pushteti dy vite e bind opinionin se do të sigurojë kushte të reja, formulë të re, pozitë më të mirë negociuese. Pozita evropiane në qershor 2026 mbeti e paekuivokë. Ndërkohë fqinjët hapin dhe mbyllin kapituj. Këto nuk janë vetëm kapituj. Këto janë reforma të suksesshme dhe të vështira që zakonisht nuk janë popullore. Kjo tashmë nuk është taktikë diplomatike. Kjo është kohë e humbur. Gjëja më e shtrenjtë në një jetë njerëzore. Maqedonia ka harxhuar shumë gjenerata në kohë të humbur“, tha Filipçe.
Kryetari i SDSM porositi se integrimet evropiane janë interesi më i madh shtetëror dhe se për to nuk nevojiten deklarata dhe retorikë politike, por vendime konkrete dhe punë.
„Integrimet evropiane nuk i takojnë SDSM‑së. Nuk i takojnë VMRO‑DPMNE‑së. Nuk i takojnë asnjë kryetari, kryeministri apo ministri. Ky është interesi më i madh shtetëror. Nuk mjafton vetëm retorikisht të theksohet, e të mos bëhet asgjë për të arritur qëllimin. Pas kapitujve qëndrojnë gjykata që duhet të gjykojnë në mënyrë të pavarur. Administratë që duhet t’i shërbejë qytetarit. Mjedis më i pastër. Ushqim më i sigurt. Rrugë më të mira. Konkurrencë më e madhe e firmave. Më shumë para evropiane për shkollat, infrastrukturën, energjetikën dhe digjitalizimin.
Ky është formula më e thjeshtë e procesit evropian. Reformë, rezultat, mjete, jetë më e mirë“, potencoi Filipçe.
Filipçe porositi se Maqedonia nuk ka më kohë për shtyrje të reja dhe dekada të humbura.
„Kapitulli i fundit i madh ende nuk është përfunduar. Gjenerata jonë duhet ta përfundojë punën. Pa dekada të reja të humbura. Pa prodhim të tradhtarëve për çdo kompromis të vështirë. Pa patriotizëm të rremë që është më i zëshëm para kamerave, e i pafuqishëm dhe frikacak kur duhet të sjellë rezultat. Pa solemnitete me të cilat do të dëshmojmë sa jemi të suksesshëm ndërsa fëmijët tanë e kërkojnë suksesin në shtete të tjera. Para 35 viteve qytetarët e zgjodhën pavarësinë. Detyra jonë sot është që ajo pavarësi të ketë përmbajtje. Jetë e mirë. Shoqëri e drejtë. Shtet funksional. E ardhme e sigurt. Maqedoni evropiane. Kështu do t’i japim nder Kiro Gligorovit. Jo vetëm me film. Por me punë të përfunduar“, tha Filipçe.
