Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Ministrja e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Selanik do ta nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me të cilin Maqedonia zyrtarisht i bashkohet Korridorit Vertikal të Gazit. Ngjarja mbahet në kuadër të Forumit të 10‑të për energjetikë të Evropës Juglindore (SEEF).
Iniciativa ka për qëllim diversifikimin e furnizimit me gaz natyror dhe forcimin e stabilitetit energjetik në rajonin e Evropës Juglindore, Qendrore dhe Lindore.
Para nënshkrimit, është paraparë Bozhinovska të marrë pjesë në tryezën ministrore kushtuar sigurisë, qasshmërisë dhe konkurrencës në sektorin energjetik, së bashku me kolegët e saj nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro.
Forumi në Selanik fokusohet në sigurinë energjetike, burimet e ripërtëritshme dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, ministrja më herët mori pjesë edhe në Samitin Metropolitën e 6‑të, ku u shqyrtohen tema të lidhura me lidhjen rajonale, zhvillimin e infrastrukturës dhe tranzicionin e gjelbër deri në vitin 2030.
Vendimi për zgjerimin e Korridorit Vertikal drejt Maqedonisë dhe Serbisë u mor në maj të këtij viti në takimin ministror në Athinë. Kohët e fundit, përfaqësuesit e operatorit grek DESFA dhe operatorët nga vendet pjesëmarrëse i precizuan detajet për zgjerimin.
Me anëtarësimin në këtë korridor, shteti duhet të sigurojë stabilitet energjetik shtesë. Projekti zhvillohet paralelisht me ndërtimin e interkonektorëve të gazit me Greqinë dhe Serbinë.
Javën e kaluar u nënshkrua Marrëveshja për projektim dhe ndërtim të interkonektorit me Serbinë, ndërsa ndërtimi i atij me Greqinë është në zhvillim dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Me finalizimin e tyre, Maqedonia do të lidhet në veri dhe në jug me mundësinë të shndërrohet në qendër rajonale për gazin natyror.
