Dua Lipa dhe Callum Turner u shfaqën më të dashuruar se kurrë në eventin e Bvlgari “Serpenti Infinito”, të mbajtur të mërkurën në New York.
Çifti, i cili u martua në maj, mbërriti dorë për dore në festën madhështore pas eventit, e cila u zhvillua në ambientet luksoze të penthouse-it dhe klubit BOOM.
Dua Lipa shkëlqeu me elegancën e saj, e veshur me një bust të mbuluar me shkëlqim dhe pantallona të zeza elegante me prerje klasike. Pamjen e saj e kompletonin bizhuteritë e koleksionit të Bvlgari.
Këngëtarja 31-vjeçare u shpall ambasadore globale e markës italiane të modës Bvlgari në shkurt të këtij viti.
Në atë kohë, ajo tha se ishte “e emocionuar” që bëhej pjesë e markës së njohur për bizhuteritë, orët dhe produktet prej lëkure, duke e cilësuar Bvlgari-n si një “mishërim të feminitetit modern”.
Edhe aktorja Anne Hathaway, një tjetër ambasadore e markës, bëri një hyrje spektakolare, e veshur me një fustan të gjatë pa mëngë, ndërsa përkëdhelte barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.
Dua së fundmi tregoi se gjatë dasmës së saj me Callum “nuk e humbën kurrë njëri-tjetrin nga sytë”, ndërsa përpiqeshin të krijonin sa më shumë kujtime së bashku gjatë ditës së tyre të veçantë.
Çifti u martua fillimisht në një ceremoni civile në Marylebone Town Hall në maj, ndërsa vetëm një javë më vonë udhëtuan drejt Italisë për ceremoninë e tyre madhështore të martesës.
Në një intervistë për Vogue Italia, Dua tha:
“Dita e dasmës sonë ishte magjike. Morëm shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy prej tyre: ta përjetonim ditën sikur të ishim vetë të ftuar dhe të vazhdonim ta kërkonim njëri-tjetrin mes turmës, pa e humbur kurrë njëri-tjetrin nga sytë. Në këtë mënyrë, krijuam kaq shumë kujtime së bashku.”
Duke folur për mënyrën se si arrin të balancojë karrierën me jetën personale, Dua shtoi:
“Jam shumë e zonja për të gjetur një ekuilibër mes punës, hobive dhe familjes.”



