“Shqiponjat nisen maleve të larta”, Gold AG i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG është në mesin e artistëve të shumtë që iu janë bashkuar thirrjes për marshin e 12 shtatorit.

Marshi i paralajmëruar do të zhvillohet në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë pritje të shpalljes së aktygjykimit më 16 shtator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG i është bashkuar thirrjes, duke përfshirë edhe një mori kolegësh të tij.

Ai ka publikuar një fotografi të katërshes së UÇK-së që konfirmon datën dhe vendin e marshit dhe gjithashtu i bashkangjiti një përshkrim.

“Shqiponjat nisen maleve t’larta. Qëndisin ballin me shkronja t’arta. UÇK”, ka shkruar Gold AG në postimin e tij.

Thirrja e reperit vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër