Russell Brand, i cili këtë javë u dënua me 10 vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, kishte pasur përplasje publike me dy emra të njohur të muzikës britanike: Rod Stewart dhe Bob Geldof.
Një nga momentet më të tensionuara ndodhi në ceremoninë e çmimeve GQ në vitin 2006.
Pasi mori çmimin për stilin, Brand bëri një koment të papërshtatshëm për Kimberly Stewart, vajzën e këngëtarit Rod Stewart, duke u mburrur publikisht për një takim intim me të, shkruan DailyMail.
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e tij, Stewart iu drejtua drejtpërdrejt komedianit dhe e qortoi për komentet, duke i kërkuar të ngrihej në këmbë.
Ai e bëri të qartë se nuk e pranonte që Brand të mburrej për vajzën e tij.
Më vonë, këngëtari deklaroi se problemi nuk ishte vetëm sjellja e komedianit, por fakti që ai e kishte bërë atë temë të një shakaje publike.
Një tjetër përplasje ndodhi me Bob Geldof, pasi Brand ishte përfolur për një afërsi romantike me vajzën e tij, Peaches Geldof, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe.
Lidhja nuk u konfirmua nga asnjëri, ndërsa Peaches thuhet se kishte treguar se gjithçka kishte mbetur në nivel flirtimi.
Në ceremoninë NME Awards, Brand e ironizoi Geldofin duke e prezantuar me nofkën Sir Bobby Gandalf.
Geldof reagoi ashpër, duke e përballur publikisht komedianin në skenë. Brand iu përgjigj me një tjetër batutë thumbuese, duke e kthyer momentin në një shkëmbim fyerjesh përpara publikut. /




