Mickoski: U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Është lëshuar në prëdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji. Gjithsej janë rinovuar 891 metra katrorë, ndërsa pas kësaj faze, pason edhe rinovimi i çatisë dhe fasadës.

“Nga zorrë çore e Qendrës klinike, ky objekt u bë ndërtesë funksionale. Tërësisht është ripërtërirë pjesa e brendshme e Klinikës, ndërsa në fazën e ardhshme do të rikonstruohen edhe çatia dhe fasada. Nga një objekt i lënë pas dore, fituam ambient funksional, më të këndëshëm për punë të personelit mjekësor, por që është më e rëndësishmja, edhe për pacientët. Punuam shumë që krahas kushteve hapësinore, ta përmirësojmë edhe kapacitetin e mjekëve dhe personelit tjetër”, deklaroi drejtori i Klinikës, Jovan Bozhinovski.

Siç informoi, tashmë janë siguruar 38 pëlqime financiare për punësim prej të cilave 25 tashmë janë realizuar.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që u përfundua edhe një projekt, edhe një objekt mund të ofrojë kushte më cilësore për pacientët, diçka që me dekada nuk ishte menduar të bëhet, ndërkaq, ja, u përfundua”, tha kryeministri Hristian Mickoski pas lëshimit në përdorim të ndërtesës së rinovuar të Klinikës për neurofiziologji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër