Telaviv, 11 shtator, Zhurnal.mk – Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë Muhammad Yazouri, komandantin e brigadës së Hamasit në Khan Junis, në Rripin e Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, Yazouri ishte përgjegjës për planifikimin e dhjetëra sulmeve ndaj ushtarëve izraelitë dhe kishte luajtur një rol kryesor në rindërtimin e brigadës së Hamasit në Khan Junis, e cila ishte dobësuar gjatë luftës në Gaza.
Ushtria tha gjithashtu se të mërkurën ishte vrarë edhe Farah Hamed, një tjetër pjesëtar i forcave ushtarake të Hamasit.
Sipas Izraelit, Hamed kishte pasur më parë një rol të rëndësishëm në strukturat e Hamasit në Bregun Perëndimor dhe ishte përfshirë në sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.
Hamed ishte arrestuar dhe më pas, në vitin 2011, ishte dërguar në Gaza në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve, ku vazhdoi aktivitetin në strukturat ushtarake të Hamasit.
