Prishtinë, 13 shtator Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës është konstituuar përfundimisht, pasi deputetët kanë votuar për nënkryetarët e Kuvendit, duke përmbyllur kështu procesin konstituiv të Legjislaturës së XI-të.
Me zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi tashmë i ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.
Ky zhvillim i hap rrugë funksionimit të plotë të Kuvendit të Kosovës dhe vazhdimit të punës parlamentare në legjislaturën e re.
