Kuzeska: Prokuroria duhet të hapë hetim për loton e Mickoskit dhe shpenzimin e 5,5 milionë eurove

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Në konferencë për shtyp, zëdhënësja dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM, Bogdanka Kuzeska, kërkoi që Prokuroria Publike menjëherë të hapë hetim për mënyrën se si janë marrë vendimet dhe janë shpenzuar 5,5 milionë euro për festën e pavarësisë, e organizuar dhe financuar përmes Lotarisë Shtetërore.

Kuzeska akuzoi se nga qytetarët po fshihen dokumente, vendime, anekse, fatura dhe të dhëna për pagesat, si dhe informacionet për atë se ku kanë përfunduar paratë e popullit.

Kuzeska kërkoi që prokuroria ta sigurojë tërë dokumentacionin dhe ta vërë në dispozicion të publikut, me qëllim që të konstatohet deri në denarin e fundit se si janë shpenzuar mjetet.

Nga LSDM shtrojnë pyetjen në cilin cilësim Qeveria i ka urdhëruar Lotarisë Shtetërore ta organizojë dhe financojë festën. Nëse Qeveria ka vepruar si përfaqësues i shtetit si aksionar, pyesin ku është vendimi i Kuvendit të aksionarëve.

Partia kërkon të konstatohet cili organ ka miratuar shpenzimin e mbi 300 milionë denarëve, në cilën mbledhje është marrë vendimi, kush ka votuar dhe mbi cilën bazë ligjore.

Kuzeska theksoi edhe thirrjen publike për organizimin e ngjarjes, e cila, sipas saj, ka zgjatur vetëm pesë ditë pune dhe në të ka arritur vetëm një ofertë. Thirrja ka përfunduar më 8 maj, ndërsa tre ditë më vonë Qeveria tashmë e kishte paralajmëruar performancën e David Guetta‑s.

Nga LSDM kërkojnë të konstatohet sa ka kushtuar performanca e Guetta‑s, kur është kontraktuar dhe kur është paguar, si dhe cilat kompani vendore dhe të huaja kanë marrë mjete.

Shtesë, partia pyet sa ka fituar kompania “Stardust”, respektivisht “Avalon”, dhe në ç’mënyrë janë kryer pagesat ndërkohë që kompania kishte llogari të bllokuar.

LSDM kërkon nga institucionet kompetente të konstatojnë edhe ku kanë përfunduar rreth 1,75 milionë denarë nga biletat e shitura dhe nëse për to është paguar tatim.

Kuzeska vlerësoi se ka tepër, siç tha, “punë të turbullta” dhe informacione të fshehura lidhur me shpenzimin e 5,5 milionë eurove, për të cilat kryeministri Hristijan Mickoski më herët kishte deklaruar se festa ka kushtuar “zero denarë”.

LSDM i bëri thirrje Prokurorisë Publike, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetëror për Revizion që të veprojnë dhe të konstatojnë ku ka përfunduar çdo denar i shpenzuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër