Rodri zbulon emrin e lojtarit që do të dëshironte ta transferonte te Barcelona

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka zbuluar se Raphinha është një prej lojtarëve që e ka befasuar më së shumti që prej transferimit të tij te katalanasit, duke mbetur veçanërisht i impresionuar nga gjendja fizike e brazilianit.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, 30-vjeçari foli për disa prej bashkëlojtarëve të tij dhe tregoi përshtypjet e para nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës, ku shumë prej lojtarëve ishin të rinj për të.

Njëri prej tyre ishte pikërisht Raphinha, me të cilin Rodri nuk kishte luajtur më parë.

Braziliani, i cili nën drejtimin e Hansi Flickut po përdoret edhe si sulmues qendror, e ka impresionuar mesfushorin spanjoll me paraqitjet dhe intensitetin e tij.

“Raphinha më befasoi shumë. Jo sepse nuk e njihja si lojtar, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjendja në të cilën ndodhet është fantastike”, deklaroi Rodri.

Por Rodri nuk u ndal vetëm te Raphinha. I pyetur se cilin lojtar do të dëshironte ta shihte te Barcelona për ta forcuar repartin ofensiv, ai përmendi një emër që e njeh shumë mirë nga koha e kaluar së bashku te Manchester City, Julian Alvarez.

“Është një lojtar i mrekullueshëm. Patjetër që do ta transferoja Julianin. Kam pasur fatin të luaj me të për dy vjet dhe e shoh si një lojtar të jashtëzakonshëm”, u shpreh Rodri.

Spanjolli vlerësoi gjithashtu aftësinë e Alvarez për të luajtur në pozicione të ndryshme në sulm, duke theksuar se argjentinasi mund të aktivizohet pas sulmuesit, si sulmues i dytë, por edhe në mesfushë.

“Për mua, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi Rodri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër