“Ky vit do të jetë ndryshe”, Xhensila Myrtezaj me premtim të madh për fansat

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga koncertet e saj, duke shoqëruar fotografitë dhe videot me një mesazh të ndjerë për publikun që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhensila ka shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë nga fansat, duke theksuar se çdo koncert i kujton asaj lidhjen e veçantë që ka krijuar me publikun.

Artistja ka paralajmëruar gjithashtu se periudha e ardhshme do të sjellë më shumë projekte muzikore, duke premtuar se ky vit do të jetë ndryshe dhe se ajo ka shumë për të dhënë për fansat e saj.

 Foto: Instagram

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Dua t’ju them diçka nga zemra… ndihem shumë në borxh me ju.

Me çdo koncert më kujtoni sa shumë dashuri më jepni dhe, sinqerisht, ndjej që duhet të punoj edhe më shumë për t’jua kthyer gjithë këtë dashuri me muzikë.

Ju premtoj që ky vit do të jetë ndryshe. Me shumë projekte, me shumë muzikë, me shumë nga unë për ju.

Faleminderit që jeni gjithmonë aty. Tani mbyllim një sezon, por ajo që vjen sapo ka filluar”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër