Smith: Çështja s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por vetëm me të akuzuarit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, në fjalën hyrëse para vendimit ka thënë se çështja s’ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vetëm me akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit. 

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Çështja ka të bëjë vetëm me faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore. Kjo çështje nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Nuk ka të bëjë me vlerësimin e veprimeve të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krimet që padyshim forcat dhe paramilitarët serbë kryen kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje ka të bëjë vetëm me atë se a janë kryer krimet e pretenduara në aktakuzë dhe a mund të mbahen përgjegjës të akuzuarit për ato”, ka thënë ai.

Kryetari i trupit gjykues ka thënë se gjykimi u zhvillua nën një atmosferë frikësuese ndaj dëshmitarëve. Sipas Smithit, disa dëshmitarë nga frika ndryshuan dëshmitë, gënjyen trupin gjykues e disa e bën këtë nga besnikëria. Sipas tij, disa nga dëshmitarët përkundër këtyre sfidave u përgjigjën për ngjarjet që dinin. 

Ai ka thënë se gjatë gjykimit u morën provat e 273 dëshmitarëve me shkrim dhe me gojë, 5467 prova materiale u pranuan si dhe transkriptat në këtë çështje gjyqësore shkuan në mbi 28 mijë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër