Komisioni Evropian planifikon moshën minimale 13 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale

Nga D V
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strasburg, 16 shtator, Zhurnal.mk – Komisioni Evropian planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Jam e vetëdijshme se shumë njerëz e perceptojnë fuqinë e gjigantëve të teknologjisë si dërrmuese dhe të pamundur për t’u frenuar. Unë nuk jam dakord me këtë”, tha Von der Leyen në një fjalim drejtuar ligjvënësve të BE-së në Strasburg.

Sipas këtyre planeve, fëmijët do të kenë qasje në rrjetet sociale nën mbikëqyrjen e prindërve duke filluar nga mosha 13-vjeçare, por do të mund të krijojnë një llogari personale vetëm pasi të mbushin 15 vjeç.

Platformat kryesore të rrjeteve sociale tashmë e kanë përcaktuar moshën minimale 13 vjeç në kushtet dhe rregullat e tyre të përdorimit.

Megjithatë, rregullatorët e BE-së i kanë kritikuar ato vazhdimisht për dështimin në zbatimin e këtij kufiri moshe.

Projektligji pritet të prezantohet më hollësisht të enjten.

Më pas, Parlamenti Evropian dhe vendet e BE-së do ta shqyrtojnë dhe do të propozojnë ndryshime në këtë propozim. Mund të duhen muaj apo edhe vite para se të arrihet një marrëveshje për versionin përfundimtar të ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër