Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si zhgënjyes.
Ajo ka thënë se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit teksa shtoi se procesi ende nuk ka përfunduar.
“Aktgjykimi tashmë na e ka bërë të qartë se disa prova ose nuk janë marrë parasysh, ose nuk u është dhënë pesha e duhur. Ne do të apelojmë aktgjykimin. Qëndrimi ynë është se i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e z. Jakup Krasniqi për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ajo, raporton kp.
Ndryshe, Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi lidhur me akuzat për krime lufte.
