Problemet me gjumin mund të çojnë në lindje të parakohshme

Nga D V
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nënat e ardhshme të cilat vuajnë nga pagjumësia e shpeshtë kanë shanse më të mëdha që të lindin para kohe, ka treguar një hulumtim i ri.

Te shtatzënat të cilat vuajnë nga pagjumësia është i pranishëm rreziku për lindje të parakohshme, tregojnë të dhënat e grumbulluara nga 2.625 të intervistuara.

Hulumtimet kanë treguar se si shtatzënat me pagjumësi apo me ndonjë çrregullim tjetër i cili ndikon në cilësinë e gjumit, për shembull me apne, lindin para javës së 37-të të shtatzënisë në 14,6 për qind të rasteve.

Te pjesëmarrëset e tjera përqindja e lindjes para javës së 37-të të shtatzënisë është 10,9 për qind.

Analiza plotësuese të të intervistuarave të cilat kanë lindur para javës së 34-të të shtatzënisë ka treguar rrezikun dyfish më të madh te shtatzënat me pagjumësi apo apne.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën Obstretics & Gynecology.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër