Hamza pas vendimit të Speciales: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-ja do ta diskutojë të gjithë situatën dhe hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren.

Hamza i bëri komentet para mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ku ndër të tjera tha se partia do të diskutojë mundësitë për veprim përmes rrugëve demokratike dhe ligjore, ndërsa qëndrimet zyrtare të PDK-së do të bëhen publike pas përfundimit të mbledhjes.

“Ne do ta diskutojmë situatën. E kemi thënë që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Ne do ta diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së”, tha Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja mund të ndërmarrë një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, kryetari i kësaj partie nuk dha një përgjigje përfundimtare, por la të hapur mundësinë për veprime të tjera politike dhe institucionale.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, u shpreh Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër