Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – LSDM dhe BDI e krijuan dhe e partizuan gjyqësorin, ndërsa sot kuadrot e tyre i mbrojnë të afërmit e tyre dhe interesat e tyre. Lejoni të kujtoj disa prej tyre, persona që janë të afërt me strukturat e LSDM. Vesna Dameva, e cila ishte kryetare e Këshillit Gjyqësor, ka qenë anëtare e komisionit partiak të LSDM, tha në konferencën për shtyp të sotme Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO‑DPMNE.
Ai shtoi: Dobrila Kacarska, gjykatësja e cila shqiptoi gjithsej 211 vite burg për rastin 27 prill, dhe si shpërblim u bë gjykatëse kushtetuese, sot vazhdon, siç tha, të punojë në interes të LSDM, pra të luftojë me ngulm për të shfuqizuar rritjen lineare të pensioneve prej 7000 denarësh.
“Naqe Georgiev, pikërisht në periudhën e pushtetit të LSDM, avancoi deri në Gjykatën Supreme, e më pas u bë edhe anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Dhe sigurisht, të mos e harrojmë, Vilma Ruskoska, prokurorja e cila përfaqësoi akuzën për 27 prill dhe u bë një nga simbolet kryesore të prokurorisë në kohën e LSDM dhe BDI.
Të nderuar qytetarë,
Këta janë njerëzit që LSDM dhe BDI për vite i vendosnin, i avanconin dhe i sillnin në pozitat më të larta në gjyqësor.
Pikërisht kjo është dëshmia se instalimet gjyqësore të LSDM dhe BDI kanë emër dhe mbiemër.
Maqedonia duhet t’i japë fund gjyqësorit të udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë”, shtoi Manasievski.
