Shkup, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup ngritën dhe transportuan 3.500 tonë mbetje komunale nga amvisëritë dhe subjektet juridike në territorin e qytetit të Shkupit.
Në të njëjtën periudhë nga sipërfaqet publike dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit u larguan 850 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërrtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme. Sasia më e madhe e mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme u ngrit në komunën Qendër, ku u pastruan gjithsej 190 metra kub mbetje nga deponitë e egra.
Javën e kaluar, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup përgatiti 20 procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë shkeljes së Ligjit për Pastërti Publike. Numri më i madh i procesverbaleve – gjithsej 14, u dorëzuan në territorin e komunës Çair të Shkupit.
“NP Higjiena Komunale – Shkup vazhdimisht realizon aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës publike në bulevardet dhe rrugët e Shkupit përmes larjes makinerike me përdorimin e auto-cisternave që zhvillohet në orët e vona të mbrëmjes. Çdo ditë, në tre ndërrime, zbatohet larje dhe fshirje në sheshet dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat ‘Goce Delçev’ dhe ‘Slloboda’, si dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup morën pjesë edhe në aksionin për pastrimin e nënkalimit në bulevardin Goce Delçev nën shtëpinë e mallrave ‘Most’, të koordinuar nga Qyteti i Shkupit”, njoftoi Higjiena Komunale.

