“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator Zhurnal.mk – Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ai foli konkretisht eddhe për heroin Behajdin Allaqi, duke thënë;

“Behadinin e kam pas shok, kemi punu bashkë, nga viti 90 deri kur kam ra në burg. Ai ka qenë në burg, ka qenë në burgun e Dubravës…”, tha Hasani.

Tutje Hasani tha; “Behajdini ka shku në Drenovc për organizim, aty kanë folë, Hashimi, Rexha, Kadria s’ka qenë, kanë bisedu edhe janë nis…Unë këtë e di kështu”.

Deklarata e gruas së tij është publike, tha Hasani për gruan e Allaqit, duke shtuar se i beson deklaratës së saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër