Protesta në Prishtinë, Ambasada amerikane këshillon shmangien e sheshit “Skënderbeu”

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një njoftim lidhur me protestën që pritet të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) është paralajmëruar të nisë në orën 12:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në njoftimin e saj, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se tubimi mund të sjellë grumbullim të qytetarëve dhe ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor në qendër të kryeqytetit.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestës, për shkak të mundësisë së mbylljeve të rrugëve dhe pengesave në trafik.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar që, nëse ndodhen pranë tubimit, të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve në terren.

Njoftimi i Ambasadës amerikane është publikuar si “Demonstration Alert” për Prishtinën dhe lidhet me protestat e paralajmëruara për 18 shtator 2026.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse pritet të ndërmarrin masat e nevojshme për menaxhimin e qarkullimit gjatë protestës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër