Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 për qind në Kosovë, prandaj u dëbuan 800 mijë në vitin 1999

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 18 shtator, Zhurnal.mk – Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, ka reaguar lidhur me luftën në Kosovë, duke hedhur poshtë pretendimet që e paraqesin konfliktin pa përgjegjësinë e Serbisë.

“T’i japim fund injorancës. Nuk ka luftë pa Serbinë”, ka shkruar Kandiq.

Ajo ka deklaruar se plani serb për Kosovën ishte reduktimi i popullsisë shqiptare në 5 për qind dhe se rreth 800 mijë shqiptarë u dëbuan gjatë luftës.

Sipas Kandiq, gjatë 78 ditëve, nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999, policia dhe ushtria e Serbisë vranë rreth 7 mijë civilë shqiptarë që, sipas saj, nuk kishin marrë pjesë në luftë.

Aktivistja ka thënë gjithashtu se pas luftës në Kosovë kishin mbetur rreth 100 mijë serbë.

Deklarata e saj vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm mbi përgjegjësinë për krimet dhe dëbimet e civilëve gjatë luftës së Kosovës. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër