Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, dr. Fabio Scano.

Takimi u fokusua në partneritetin e Shqipërisë me OBSH-në si faktor për avancimin e politikave kombëtare të shëndetit dhe për forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Shqipërisë.

Ky bashkëpunim, sipas ministrit të Jashtëm, mbetet i lidhur ngushtë me prioritetet e agjendës sonë kombëtare të zhvillimit.

Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi me OBSH mbetet i rëndësishëm për avancimin e reformave që mbështesin negociatat tona të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne presim me padurim thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, duke përfshirë edhe përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, inovacionit dhe transformimit digjital të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në dobi të qytetarëve dhe komuniteteve tona”, deklaroi Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër