Prishtinë, 18 shtator Zhurnal.mk – Analisti Adri Nurellari komentoi vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish krerëve të UÇK, të cilët u dënuan me 81 vite burg. Nurellari tha se u fajësuan viktimat dhe se Gjykata nuk i është përmbajtur ligjit.
Analisti shtoi më tej se Gjykata i ka privuar nga të drejtat e njeriut.
“Ka tendenca që të fajësohet viktima, në vend të flitet për padrejtësitë, janë duke nënkuptuar “mirë t’ju bëhet që krijuan gjykatën”. SHBA dhe Obama donin të rehatonin Rusinë për çështjen bërthamore ndaj u pranua Gjykata.
Pranimi i Gjykatës ka pranuar juridiksionin për akuzat e përmendura, por jo privim nga të drejtat e njeriut. Gjykata u trajua si çështje për përgjegjësi personale, jo kolektive. Po krijohet një deformim, kontrolli dhe transparenca janë të domosdoshme.“
