ASK: Rritet indeksi i qarkullimit në sektorin e shërbimeve

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve për muajin korrik 2026, sipas të cilave indeksi i qarkullimit në sektorin e shërbimeve është rritur krahasuar me korrikun e vitit 2025.

“Në muajin korrik të vitit 2026 Indeksi i qarkullimit në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 8.18 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(korrik 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Bar-Restorane 34.01 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 16.26 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit 15.81 %; Hotele 14.10 %; Transport dhe Magazinim 9.46 %; ndërsa rënie kishte në: Veprimtari administrative dhe mbështetëse (-20.37 %)”, njofton ASK.

Sipas ASK-së, në muajin korrik të vitit 2026 Indeksi i numrit të punësuarve në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 6.13 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(korrik 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 7.78 %; Bar-Restorane 7.62 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse 5.57 %; Hotele 5.52 % Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit 4.67 %; Transport dhe Magazinim 4.12 %.

Në muajin korrik të vitit 2026, ASK njofton se Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 21.55 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(korrik 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Bar-Restorane 33.53 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 21.49 %; Transport dhe Magazinim 21.06 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse 20.78 %; Hotele 18.53 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit 16.82 %.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër