Mexhiti javën e ardhshme udhëton në SHBA

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Nju Jorkut, me ftesë të Këshillit shqiptaro-amerikan.

Mexhiti theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kombin shqiptar. Ai bëri të ditur se sot ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik edhe të Republikës së Maqedonisë edhe të kombit shqiptar. Sot kam takim me ambasadën ndërsa javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Nju Jorkut me ftesë nga Këshilli shqiptaro-amerikan ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër