Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 shtator Zhurnal.mk – Harta e re territoriale me 46 bashki do të miratohet në parlament në datën 8 tetor.

Kuvendi ka përcaktuar kalendarin e miratimit të reformës territoriale sipas të cilit diskutimi i hartës nis tek Komisioni i Ligjeve të mërkurën dhe në datën 8 tetor në seancë plenare.

Harta e propozuar nga socialistët parashikon shkrirjen e 15 bashkive; Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Kjo hartë është kundërshtuar nga opozita por edhe nga shumica e banorëve që jetojnë ne bashkitë që shkrihen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër