Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 nëntor Zhurnal.mk – Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur se nuk ia beson kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës.

Sipas Ndrecës, dyshimet e Veliajt janë të kuptueshme, pasi operacioni në Spitalin Memorial në Fier organizohet nga i njëjti institucion që, sipas tij, ka përgjegjësi për internimin politik të kryebashkiakut.

Ndreca tha se ndërhyrja kirurgjikale ishte planifikuar pa dijeninë dhe miratimin e tyre, duke theksuar se asnjë vizitë apo operacion nuk mund të organizohet pa konfirmimin e pacientit.

Ai ngriti shqetësime për mënyrën se si Drejtoria e Burgjeve ka trajtuar këtë çështje, duke kujtuar se një person i paraburgosur ka të drejtën të zgjedhë mjekun e tij, me shpenzimet personale.

Ndreca theksoi se është e kuptueshme që Veliaj të ketë rezerva për një ndërhyrje kirurgjikale nën narkozë, kur organizimi i saj bëhet nga i njëjti institucion që, sipas pretendimeve të tij, ka qenë i përfshirë në transferimin e tij.

‘Veliaj nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë një operacioni që është organizuar nga i njëjti institucion që, sipas tij, e ka internuar. Ndaj mund të ketë dyshimet e veta, pasi bëhet fjalë për një operacion nën narkozë dhe nuk mund t’ia besojë të njëjtit organ që ka bërë transferimin, nisur nga ato që Gogu i ka konfirmuar, pra nga zoti Rama’, tha Ndreca.

artikuj të ndërlidhura