Mbappe zbulon se ishte pranë transferimit te gjiganti i Ligës Premier

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kylian Mbappe ka zbuluar se ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli gjatë kohës kur luante për Monacon, ndërsa nëna e tij e preferonte një kalim në ‘Anfield’ për shkak të admirimit që kishte për trajnerin Jurgen Klopp.

“Ka qenë kur luaja te Monaco. Duhej të merrja një vendim dhe isha shumë pranë transferimit te Liverpooli”, ka treguar Mbappe në një intervistë për The Athletic.

Sulmuesi i Real Madridit rrëfeu se nëna e tij kishte pasur një ndikim të madh në vendimin për të ardhmen e tij.

“Nëna ime ishte një adhuruese e madhe e Jurgen Kloppit dhe destinacioni i saj i preferuar ishte Liverpooli”, tha francezi.

Megjithatë, Mbappe vendosi të qëndronte në Francë, duke zgjedhur Paris Saint-Germainin, i cili siguroi shërbimet e tij në vitin 2017.

“Ajo donte që unë të shkoja atje, por unë doja të luaja në qytetin tim, Paris”, shtoi Mbappe.

Mbappe ishte shndërruar në një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian te Monaco gjatë sezonit 2016/17, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e Ligue 1, përpara se të transferohej te PSG-ja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër