Diplomohen rreth 150 gratë e para nga akademia e re e policisë në Siri

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Damask, 23 shtator Zhurnal.mk – Rreth 150 gra janë diplomuar nga akademia e re e policisë në Siri, në kuadër të përpjekjeve për rindërtimin e forcave të sigurisë dhe rritjen e rolit të grave në strukturat policore.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në akademinë e policisë në Al-Tal, në veri të Damaskut, pas gjashtë muajsh trajnim.

Të diplomuarat u shfaqën duke marshuar dhe duke kryer ushtrime gjatë ceremonisë.

Programi i trajnimit përfshinte aftësi ushtarake dhe fizike, procedura policore, ligj, si dhe punë praktike në terren.

Akademia është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve të reja siriane për të rindërtuar forcat e sigurisë dhe për të zgjeruar përfshirjen e grave në polici.

Mes të diplomuarave është edhe 22-vjeçarja May Aklajneh, e cila tha se të bëhej police kishte qenë një ëndërr e fëmijërisë dhe se iu bashkua akademisë sapo u hap procesi i rekrutimit.

Grupi i parë i të diplomuarave pritet t’u bashkohet njësive të Ministrisë së Brendshme në zona të ndryshme të Sirisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër