Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 23 shtator Zhurnal.mk – Duke folur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në SHBA, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndryshuar tonin e qëndrimit të Italisë ndaj luftës në Gaza, duke argumentuar se reagimi ushtarak izraelit pas sulmit të 7 tetorit ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit, duke kaluar “vijën e kuqe”.

Kryeministrja italiane, pasi iu referua sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe nevojës për t’u përballur me “terrorizmin”, theksoi se operacioni ushtarak i Izraelit “e kaloi këtë vijë”, duke shkelur, siç tha ajo, rregullat e së drejtës humanitare dhe duke shkaktuar një “masakër civilësh”.

“Izraeli e ka “kaluar atë vijë”, ka shkelur normat humanitare dhe ka shkaktuar një “masakër civilësh”. Për rrjedhojë, Italia do të mbështesë sanksionet evropiane kundër Izraelit”, tha ajo.

Giorgia Meloni njoftoi se Italia do të mbështeste sanksionet e mundshme evropiane kundër Izraelit, duke shënuar një ndryshim në qasjen e qeverisë së saj, e cila konsiderohej si një nga më mbështetëset e Tel Avivit mes qeverive të mëdha evropiane.

Në të njëjtën kohë, kryeministrja italiane theksoi se Izraeli nuk mund të pengojë krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Deklarata e Melonit është një nga ndërhyrjet më të zëshme të qeverisë italiane mbi luftën në Gaza dhe pasqyron presionin në rritje mbi vendet evropiane për të marrë një rol më aktiv në adresimin e krizës humanitare.

Romës tani i kërkohet të balancojë ruajtjen e marrëdhënieve të saj me Izraelin me presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të rritur ndihmën humanitare për palestinezët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër