Bekim Sali në takim me Albin Kurtin në Nju Jork

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 23 shtator Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në një takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta mes qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt mes institucioneve tona kanë rëndësi për zhvillimin e të dy vendeve dhe për stabilitetin e rajonit”, tha Sali.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sali theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të forcuar fqinjësinë e mirë dhe për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër