QMK: Tre zjarre janë shuar tashmë, dy janë nën kontroll

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk –  Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 18:00 të sotme janë regjistruar gjithsej pesë zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat një është aktiv, një zjarr është nën kontroll, ndërsa tre zjarre janë shuar.=

Zjarri në Komunën e Zhelinës është aktiv: pranë Karpallakut, në rrugën Shkup-Tetovë (mbeturina). Zjarri në Komunën e Gazi Babës në malin e Zi të Shkupit, mbi fshatin Haraçinë (pjesë e një pylli të ulët të degraduar) është nën kontroll – njofton QMK.

Tre zjarre janë shuar – në Komunën e Prilepit: pas Shkollës Industriale – Prilep (bar i thatë); Komuna e Gazi Babës: Bulevardi “Aleksandar Makedonski” (mbeturina); Komuna e Karposhit: Rr. “Skupi” pn (mbeturina).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër