Prshtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke pretenduar se Kuvendi i Kosovës nuk e kishte siguruar raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson para votimit të ligjit më 2015.
‘Këtë raport, i cili e ka eliminuar pretendimin për trafikim të organeve njerëzore, përveç që nuk e kanë pasur me rastin e votimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, Kuvendi nuk e ka pasur as në vitin 2021, kur e kam kërkuar të njëjtin si avokat – përfaqësues juridik i z. Mersin Katuçi nga Shqipëria, në shtëpinë e të cilit, rrejshëm pretendohej se ka ndodhur trafikimi i organeve njerëzore nga pjesëtarë të UÇK-së.
Raporti i Prokurorit Amerikan e ka eliminuar mundësinë e akuzimit të pjesëtarëve të UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore, por e ka lejuar mundësinë që të ngrihen akuza për raste të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, e që fatkeqësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës (dihet cilët) e kanë votuar këtë mundësi për ngritje të akuzave me nenet 12–16 të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Raporti i prokurorit Clint Williamson, në esencë, ka qenë kallëzim penal rreth 60 faqe, të cilin Kuvendi nuk e ka kërkuar, nuk e ka siguruar dhe, për këto arsye, nuk e ka pasur as më 04.08.2015, e as në kohën kur e kam kërkuar unë.
Raporti i Prokurorit Amerikan e ka eliminuar mundësinë e akuzimit të pjesëtarëve të UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore, por e ka lejuar mundësinë që të ngrihen akuza për raste të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, e që fatkeqësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës (dihet cilët) e kanë votuar këtë mundësi për ngritje të akuzave me nenet 12–16 të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Raporti i prokurorit Clint Williamson, në esencë, ka qenë kallëzim penal rreth 60 faqe, të cilin Kuvendi nuk e ka kërkuar, nuk e ka siguruar dhe, për këto arsye, nuk e ka pasur as më 04.08.2015, e as në kohën kur e kam kërkuar unë.’ deklaroi ai.
Në fund, Gashi ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk është dashur të votohej dhe se tashmë është vonë për ta ndryshuar këtë vendim.
‘Këta deputetë që e kanë votuar Gjykatën Speciale, fatkeqësisht, kishin një zell të madh për ta dërguar sovranitetin juridik në Hagë, për t’i dërguar pjesëtarët e UÇK-së në gjykatë, dhe një pjesë e këtyre që e kanë votuar këtë gjykatë anti-kombëtare, anti-shqiptare, anti-UÇK, anti-Kosovë, tani dalin në rendin e parë për të protestuar kundër votës së tyre’ shtoi Gashi .
