Përleshje me thikë në Gjermani: rëndë plagoset 24-vjeçari nga Maqedonia

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Një 24-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është plagosur rëndë me thikë gjatë një përleshjeje mes dy grupeve në Bad Segeberg të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 04:20 në rrugën “Kirchstraße”, pranë sheshit të qytetit. Sipas policisë, një debat verbal përshkallëzoi në përleshje fizike, gjatë së cilës një 23-vjeçar me shtetësi gjermane përdori thikën dhe plagosi rëndë maqedonasin. Në incident u plagos edhe një 23-vjeçar nga Iraku.

I riu nga Maqedonia e Veriut u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua operacionit. Fillimisht plagët u konsideruan kërcënuese për jetën, por pas ndërhyrjes mjekët konfirmuan se ai nuk ndodhet më në rrezik për jetën.

Tre persona, përfshirë të dyshuarin kryesor, u larguan me makinë, por më vonë u gjetën në një klinikë dhe u arrestuan përkohësisht. Pas procedurave policore, prokuroria urdhëroi që të lirohen dhe të mbrohen në liri.

Policia kriminale në Bad Segeberg po heton rastin dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve të kontaktojnë autoritetet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër