Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 29 shtator Zhurnal.mk – Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përket aktakuzës së bërë për liderët e UÇK-së.

Përmes një email-i, presidentja e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve të cilët janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, shkruhet në email.

Kujtojmë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi më 16 shtator u dënuan me 81 vite burgim në total, gjykim ky që krijoi pakënaqësi në Kosovë dhe Shqipëri, duke u shoqëruar edhe me protesta të shumta në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër