Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ai ka thënë se takimi është zhvilluar në selinë e Aleancës në Prishtinë.

“Sot zhvillova një takim vëllazëror në selinë e Aleancës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku vlerësova lart kontributin e tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

artikuj të ndërlidhura