Miloshoski në Konferencën Rajonale në Shkup: Transparenca dhe njohja e hershme e rreziqeve janë kyçe në luftën kundër korrupsionit

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, mbajti fjalë në hapjen e Konferencës Rajonale për parandalimin e korrupsionit dhe vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, e cila po zhvillohet në Shkup. Ngjarja bashkon përfaqësues të institucioneve nga rajoni dhe partnerë ndërkombëtarë me synim forcimin e integritetit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në fjalimin e tij, Miloshoski theksoi se parandalimi i korrupsionit kërkon njohjen e hershme të rreziqeve dhe që gjetjet e institucioneve kompetente të çojnë në masa konkrete. Ai veçoi rëndësinë e transparencës në shpenzimin e mjeteve publike, ndjekjen e rekomandimeve të auditimit dhe identifikimin e pikave të ndjeshme në prokurimet publike.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi institucional, nënkryetari kujtoi rolin e Kuvendit dhe bashkëpunimin me Entin Shtetëror të Auditimit, duke rikujtuar Memorandumin e nënshkruar në vitin 2022. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Projektligjit të ri për auditimin shtetëror, i cili është në procedurë parlamentare dhe parashikon transparencë më të madhe të raporteve dhe mbikëqyrje më të fortë parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër