Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Në UT nisi punimet edicioni i 20-të Jubilar Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë me temën “Zhvillimet gjuhësore, letrare, historike dhe kulturore sjqiptare” që mblodhi profesorë të njohur, studiues, gjuhëtarë nga gjitha trevat shqiptare, sic u tha, për të dhënë një kontribut shkencort në fushat e gjuhësisë, letërsisë, histrorisë, etnokulturës, gazetarisë dhe medias, raporton TV KOHA, transmeton Zhrunal.
Në kuadër të këtij seminari jubilar vëmendje të vecantë ze Promovimi I Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe 2025.
Në ditën e parë ishin paraparë 16 kumtesa nga studiues shqiptarënga vendi dhe trojet shqiptare, por në hapje të Seminarit theks të veçantë zuri ngjarja kryesore Fjalori I Madh i Gjuhës Shqipe.
UT tashmë nga viti 2006 organizon Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë, ngjarje kjo që është dëshmon se ky Universitet vëmendje të veçantë i kushton gjuhës dhe letërsisë shqipe, kurse në rastin konkret edhe Fjalorit Shqip.
Studiuesi Arbëresh Françesko Perri, ishte pjesë e këtij seminari me kumtesën “Arbëria e Italisë:Ruajtja arkivore, dinamikat demografike dhe sfidat e oralitetit – një model për mbrojtjen e identitetit”.
FRANÇESKO PERRI – Studiues Arbëresh
Nuk kishte se si të mungonte mbështetja e Qeverisë. Për Zv/Ministrin e Arsimit, seminaret e këtilla janë dëshmi e punës serioze të studiuesve shqiptarë dhe UT-së.
Françesko Perri, Ariana Dinaj, Isak Shema, Elis Mataj, Eduard Bardhi, Migena Arllati, Teuta Arifi, Alba Gega e të tjerë ishin pjesë e sesionit shkencor të Letërsisë ku me kumtesat e tyre u shtjelluan tema rreth identitetit arbëresh, miti si kod kulturor e letrar në historinë e letërsisë shqiptare, roli I Petro Markos në zhvillimet e romanit shqiptar , idetë revolucionare të Rilindjes Kombëtare mbi barazinë gjinore e të ngjashme.
