“Faji im”, Xavi merr përgjegjësinë për paraqitjen e dobët të Holandës kundër Greqisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Holandës, Xavi Hernandez, ka marrë përgjegjësinë për performancën e dobët të ekipit të tij në pjesën e parë kundër Greqisë. Pas 45 minutave të para të dobëta dhe një disavantazhi 2-0, Xavi u kërkoi falje lojtarëve të tij në dhomën e zhveshjes përpara se të bënte tri zëvendësime pas pjesën e parë për ta çuar ekipin e tij drejt një pike në Ligën e Kombeve në Selanik. Ndeshja përfundoi 2-2.

Xavi pranoi se performanca e ngadaltë dhe e çrregullt e ekipit të tij në pjesën e parë ishte tërësisht faji i tij. Edhe pse Holanda luajti shumë më mirë në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte në minutat e fundit, trajneri 46-vjeçar theksoi se pjesa e parë ishte e papranueshme.

“Pjesa e parë ishte shumë e keqe. Ishte e rëndësishme të krijonim raste që nga fillimi, por nuk bëmë asgjë. Kishte mungesë intensiteti dhe ambicieje. Ky është gabimi im. Ndoshta përbërja nuk ishte e duhura”, ka thënë fillimisht Xavi.

Ai zbuloi se nuk u bërtiti lojtarëve në pushimin e pjesës së parë, por qëndroi i qetë dhe mori përsipër fajin.

“Lojtarët ishin të mërzitur. U thashë në pushimin e pjesës së parë: ‘Më falni, është faji im’. Na u desh të ndryshonim mënyrën e të menduarit”, shpjegoi ai.

Pasi kërkoi falje, Xavi ndërmori hapa konkretë. Në pjesën e parë, ai bëri një zëvendësim të trefishtë: nxori nga loja Quinten Timber, Guus Til dhe Ruben van Bommel, dhe inkuadroi Tijjani Reijnders, Ryan Gravenberch dhe Noa Lang. Futja e lojtarëve të rinj ndryshoi menjëherë ritmin e lojës. Holanda mori kontrollin e lojës dhe imponoi ritmin e vet, gjë që në fund solli rezultatin.

Pavarësisht se skuadra e tij mori një pikë, Xavi theksoi se priste angazhim maksimal që nga minuta e parë. Megjithatë, ai vlerësoi karakterin që treguan lojtarët në pjesën e dytë dhe e sheh këtë kthesë si një themel për të ardhmen.

“Nuk jam kurrë i kënaqur me një barazim, por kjo është pjesë e procesit. Duam të luajmë ashtu siç luajtëm në pjesën e dytë. Jam i lumtur me këtë. Pashë dy fytyra të ekipit tim, por ky është vetëm fillimi”, përfundoi trajneri i Holandës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër