Një muaj pa Laurentin, Egzoni me fjalë prekëse

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ndjenja e dhimbjes dhe e mungesës vazhdon të jetë e freskët te rrethi shoqëror i të ndjerit Laurent Krasniqi. Sot bëhet saktësisht një muaj nga ndarja e tij nga jeta, një datë që ka prekur thellë miqtë dhe të afërmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egzoni, miku i tij i ngushtë ka ndarë disa fotografi me Laurentin dhe miqtë e tyre, të shoqëruara me fjalë prekëse në kujtim të mikut të tyre të zemrës.

“Laurent, vëllai ynë, miku ynë i zemrës, sot u bë një muaj pa ty. Gjithmonë do të të kujtojmë kështu, të buzëqeshur, siç je në këtë fotografi. Allahu të mëshiroftë e na bashkoftë në Xhenet, inshallah. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, vëlla.”

Në imazhet e shpërndara, Laurenti shihet i rrethuar nga miqtë e tij më të afërt, me buzëqeshje në fytyrë, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër