Revolta kundër qeverisë/ “Protestë në çdo seancë”, thirrja e qytetarit: Nesër të bllokojmë Parlamentin, boll e tërhoqën Atdheun zvarrë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 tetor Zhurnal.mk – Thirrje për protesta dhe bllokimin e Parlamentit janë bërë gjatë tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Një prej protestuesve u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në protesta jo vetëm në mbrëmje, por edhe gjatë seancave parlamentare.

Protestuesi akuzoi deputetët se po miratojnë ligje që, sipas tij, dëmtojnë vendin dhe bëri thirrje për bllokimin e Parlamentit.

“Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në mbrëmje por në çdo seancë parlamentare kur deputetët krimit dalin dhe miratojnë ligje që sakatojnë Shqipërinë. Të bllokojmë atë Parlament, të bllokojmë këta hajdutë, boll e tërhoqën Atdheun zvarrë. Nesër do të ketë shumë protesta. I bëj thirrje të gjithëve të bllokojnë parlamentin e krimit”, tha protestuesi në revoltën kundër Ramës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër