Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Një incident fizik ka tensionuar protestën e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, kundër ndryshimeve të Ligjit për Specialen, raporton Ekonomia Online.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet ish-deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, teksa përfshihet në një përplasje me disa prej protestuesve që ishin mbledhur para Kuvendit që në orët e para të mëngjesit.
Sipas pamjeve, njëri nga protestuesit afrohet dhe e kap Kurteshin. Në përpjekje për t’u shkëputur nga situata, Kurteshi shihet duke e goditur protestuesin në dorë.
Incidenti ka krijuar momente tensioni në mesin e protestuesve, ndërsa protesta po vijon kundër ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Specialen.
