Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mbërritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Hyrja e saj në objekt është shoqëruar me tension.
Protestuesit e kanë pritur me brohoritje, ndërsa nga turma janë dëgjuar edhe thirrje “tradhtare”.
Situata është tensionuar më tej nga krismat e mjeteve piroteknike, të dëgjuara në momentin kur Gërvalla po hynte në Kuvend. Pas tyre, ministrja ka përshpejtuar hapin, duke hyrë me nxitim brenda objektit.
