Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën ende s’ka nisur

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij të PDK-së, Bedri Hamzës, do të niste rreth orës 12:30, Kurti ndodhet ende në seancë, e cila po vazhdon punimet, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot gjatë ditës do të takohet sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar seancën rreth orës 12:15, ndërsa teksa po dilnin, u pa një diskutim me tone konfrontuese mes deputetit Përparim Grudës dhe Kurtit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër