Mihali: Ata që e sollën Specialen të kërkojnë falje, ndryshimi i ligjit nuk mjafton

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se partia e saj ka qenë përherë kundër Gjykatës Speciale, teksa ka shtuar se ndryshimi i ligjit nuk mjafton.

“Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale dje. Ne ende jemi kundër saj. Gjithmonë, deri në mbylljen dhe zhbërjen e dëmeve të saj. Por tani rrugë të shkurtra nuk ka dhe as nuk bëhen dot. Ka mbetur rruga e gjatë e apelit dhe betejës juridike. Ndryshimi i ligjit nuk mjafton. Ata që e sollën, e votuan dhe e themeluan, ende nuk kanë kërkuar falje. Ende nuk janë distancuar. Përkundrazi, disa prej tyre po e lavdërojnë dhe po thonë se kanë bërë mirë që është themeluar. Sot Kosova dhe trashëgimia e luftës çlirimtare kanë pësuar dëm të madh nga formimi i kësaj gjykate të padrejtë”, shkroi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër