Romë, 05 tetor, Zhurnal.mk – “Unë jam Giorgia Meloni”, është ky klipi audio prej 4 sekondash të cilin e regjistroi sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni Zyrën e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO).
Me këtë veprim kryeministrja ka vendosur të mbrohet nga klonimi i zërit përmes sistemeve të inteligjencës artificiale gjeneruese.
Edhe këngëtarja Giusy Ferreri ndërmori një hap të ngjashëm muajt e fundit.
Siç tregohet në faqen e internetit të EUIPO-s, kërkesa – e dorëzuar nga kryeministrja përmes një studioje ligjore me bazë në Romë dhe një kompanie nga rajoni i Marche-s që specializohet në mbrojtjen e pronësisë intelektuale – aktualisht është “në shqyrtim”.
Regjistrimi lidhet me tri kategori shërbimesh, duke përfshirë përmbajtjen multimediale të shkarkueshme, aktivitetet kulturore dhe organizimin e ngjarjeve politike.
