Moldavia përfiton 157 milionë euro nga BE-ja për zbatim të reformave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 05 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni Evropian i dha sot Moldavisë një tjetër fond prej 157 milionë eurosh, pasi vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kishte zbatuar reformat e kërkuara.

“Ritmi i reformave në Kishinev është shumë i mirë. Rruga evropiane e Moldavisë është e pakthyeshme. Në të njëjtën kohë, vazhdimi i reformave mbetet i domosdoshëm”, deklaroi sot shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, gjatë një takimi në Bruksel me kryeministrin moldav Vasile Tofan.

Moldavia aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2022.

Fondi i miratuar sot është pjesë e një programi mbështetës të BE-së për Moldavinë, me vlerë 1,9 miliardë euro për periudhën 2025–2027.

Fondet jepen me këste, pasi vendi përmbush reformat e përcaktuara.

Sipas Komisionit Evropian, kësti i fundit u miratua pas përparimit të Moldavisë në reforma që lidhen me zhvillimin e sektorit privat, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike, qeverisjen ekonomike, kohezionin social dhe tregun e punës, energjinë, tranzicionin e gjelbër dhe qeverisjen e mirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër