Çitaku: I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe ta votojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si parti do të qëndrojnë në sallën plenare, ndërsa u ka bërë thirrje partive të tjera politike që të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që ligji të votohet në lexim të dytë, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas seancës së jashtëzakonshme plenare tha se çështja e presidentit është e ndarë nga ajo prej Speciales.

“I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë të ndara. Votimi i ligjit është detyrim jo vetëm politik, por edhe kombëtar. Çështja e presidentit është çështje e marrëveshjes, janë totalisht të ndara”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër