Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt këtë të hënë me plot pika në rendin e ditës.

Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Në votim nuk mori pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.

PDK po kërkon që leximi i dytë të kryhet sot, andaj po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër